“Stop informalitetit”, Rama entuziast për funksionimin e aplikacionit

“SUPER START, 59 denoncime deri pas mesditës në ditën e parë të aplikacionit të ri! STOP INFORMALITETIT”. Kryeministri Edi Rama nuk e fshehu entuziazmin edhe për këtë përmasë digjitale të luftës që Qeveria po bën këtë verë me bizneset abuzive.

“Respekt dhe faleminderit për kontributin. Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor”, shkruan Kryeministri. Rama bën thirrje për shkarkimin e aplikacionit dhe shfrytëzimin e tij duke garantuar se denoncimi është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2