Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Studimi i ri lidh gjumin e drekës me Alzajmerin

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 12:18 | Lifestyle
Studimi i ri lidh gjumin e drekës me Alzajmerin

Dremitja gjatë ditës është një kënaqësi nga e cila shumë persona e kanë të vështirë të heqin dorë.

Por, sipas një studimi të ri, nevoja e tepruar për të fjetur gjatë ditës mund të jetë një simptomë e hershme e sëmundjes së Alzajmerit. Shkencëtarët krahasuan trurin e 13 personave të cilët kishin pasur sëmundjen dhe kishin vdekur prej saj, me trurin e 7 të tjerëve të paprekur nga Alzajmeri.

Studiuesit u përqendruan kryesisht tek ato pjesë të trurit që luajnë një rol për të na mbajtur zgjuar gjatë ditës.

Ata thanë se kishin zbuluar degjenerim të të gjithë zinxhirit që na ndihmon t’i rezistojmë gjumit në pacientët me Alzajmer. Për këtë arsye, shkencëtarët arritën në përfundimin se ka një lidhje më të drejtpërdrejtë biologjike mes sëmundjes dhe nevojës për të fjetur gjatë ditës.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani