Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Trump siguron banorët: Nuk do ndërtoj kullë në Groenlandë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 16:01 | Bota
Trump siguron banorët: Nuk do ndërtoj kullë në

Groenlanda i është kthyer në obsesion, Presidentit amerikan, Donald Trump. Pasi konfirmoi zyrtarisht qëllimet e tij për blerjen e ishullit më të madh të planetit, ai nuk e heq atë nga mendja dhe Twitter-i. “Ju betohem, nuk do t’ia bëj këtë Groenlandës”, shkruan Presidenti amerikan ndërsa publikoi në profilin e tij, një imazh të një kulle gjigande të artë, të rrethuar nga shtëpizat tipike të territorit autonom të Danimarkës.

Siç duket, Trump ka nisur një fushatë për të bindur banorët se blerja nga Shtetet e Bashkuara është opsioni më i mirë për ta. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka ndërmend të paraqesë një ofertë të mirë për blerjen e Groenlandës gjatë vizitës në Danimarkë në muajin shtator. Pavarësisht këmbënguljes së Trump, qeveria e daneze ka konfirmuar disa here se territori autonom nuk është në shitje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli