U kap me kanabis në kamion, burg për 35-vjeçarin

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në arrest me burg 35-vjeçarin me inicialet M.P., i dyshuar për trafik droge.

Dy ditë më parë, Policia e Durrësit sekuestroi 55 kg kanabis sativa në port. Lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e kamionit për t’u transportuar në Itali.

Policia kufitare në pikën e kontrollit përdori qenin antidrogë për të konstatuar praninë e drogës në kamion. Ata sekuestruan 14 pako me kanabis të fshehura në vende të ndryshme.

Për këtë ngjarje policia arrestoi drejtuesin e mjetit M.P., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe shpalli në kërkim një 52-vjeçar me inicialet R.H. nga Vlora.

I arrestuari nuk pranoi akuzën dhe as lidhjen e tij me pakot e kanabisit.

Shkarkoni aplikacionin e A2