Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Zbulohet titulli i filmit të ri me James Bond, i fundit për Daniel Craig

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 18:50 | Showbiz
Zbulohet titulli i filmit të ri me James Bond, i fundit për Daniel

Është zbuluar më në fund titulli i filmit të ri e të shumëpritur James Bond, i cili do të jetë edhe i fundit për aktorin Daniel Craig në rolin e spiunit më të famshëm në botë. Sipas Press Association, titulli është vendosur të jetë “No Time To Die” – “Nuk kam kohë për të vdekur”.

https://youtu.be/ChJ_afRiUzo

Me regji të Cary Fukuanga dhe skenar të Phoebe Ëaller-Bridge, ky është filmi i 25-të ku agjenti sekret britanik përpiqet - dhe sigurisht në fund ia del - të shpëtojë. Fillimisht filmit i ishte vendosur titulli “Shatterhand” – pseudonimi i Ernst Stavro Blofeld, antagonistit të filmit. Por më pas është marrë vendimi për të ndryshuar titullin në një që i përshtatet më tepër agjentit 007.

Xhirimet e filmit vazhdojnë prej muajsh, ndërsa Daniel Craig ka kryer edhe një operacion pasi dëmtoi ligamentet e kaviljes në muajin maj duke punuar në Xhamajkë. Pikërisht në ishullin magjik në Karaibe nis edhe filmi i ri, ku Bond ndërpret jetën e qetë pasi ndërmerr një mision për të shpëtuar një shkencëtar të grabitur. Filmi pritet të dalë në kinematë britanike në 3 prill 2020 dhe ato amerikane në 8 prill 2020.

https://youtu.be/NQkO0Shirl8
https://a2news.com/2019/07/15/aktorja-britanike-luan-agjenten-007-ne-filmin-e-ri/
https://a2news.com/2019/03/29/i-maskuar-mes-debores-ne-ndjekje-te-vajzes-bond-25-nis-xhirimet/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani