Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Alarmi i shkencëtarëve, niveli i Mesdheut do të rritet me 20 cm deri në 2050

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 13:08 | Bota
Alarmi i shkencëtarëve, niveli i Mesdheut do të rritet me 20 cm

Niveli i detit Mesdhe do të rritet edhe më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike. Alarmi këtë herë ngrihet nga shkencëtarët e Institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë të cilët llogarisin se niveli mund të rritet me 20 centimetra  deri në 2050-tën, dhe 57 deri në 2100.

 Në zona të veçanta si laguna e Venezias, uji mund të ngrihet me deri në 82 centimetra. Në llogaritje përfshihen edhe efektet e lëvizjes vertikale të tokës, të përcaktuara nga matjet gjeodezike të realizuara 20 vitet e fundit.

Studimi parashikon dy skenarë të mundshme të nivelit të detit në 2050-tën dhe 2100-tën, të llogaritura mbi bazë të projektimeve klimatike të siguruara nga paneli ndërqeveritar i ndryshimeve klimatike.

Ndërsa në skenarin e parë llogaritet një rritje prej 20 dhe 57 centimetra në vitet e lartpërmendura, në të dytin vlerësohet se niveli do të ndryshojë me 17 dhe 34 centimetra.

A2 CNN Livestream

Dita jonë