Analizat për hyrjen në çerdhe, kryhen në poliklinika për të shmangur fluksin e madh

Nuk do të ketë më radhë dhe pritje të gjata për të kryer analizat e detyrueshme për  fëmijët që hyjnë për herë të parë në kopshte dhe çerdhe.

Autoritetet shëndetësore kanë vendosur që ato të kryhen pranë poliklinikave të specialistëve  dhe po aty do të merren dhe përgjigjet, brenda pak ditësh.

Prindërit do të shkojnë tek mjeku pediatër, dhe rekomandimi bashkë me mostrën klinike dorëzohet pranë poliklinikave. Përgjigja merret po në poliklinikën ku është dorëzuar mostra, brenda periudhës 2-5 ditë”, tregon për A2 mjekja mikrobiologe Blegina Arapi.  

Blegina Arapi, mjeke mikrobiologe

Këtë vit kryerja e analizave për fëmijët ka nisur në 1 korrik, dhe do të vijë deri në fillim të shtatorit, kur nisin regjistrimet. Ndërkohë mjekët e operatorit rajonal shëndetësor u bëjnë apel prindërve të mos e lenë këtë procedurë për ditët e fundit.

Në fillim të shtatorit nisin regjistrimet në institucionet arsimore. Krahas analizës së detyrueshme të koprokulturës, në çerdhe, kopshte e shkolla duhet të dorëzohet edhe vërtetimi për vaksinimin e fëmijëve sipas kalendarit.

Shkarkoni aplikacionin e A2