Bllokimi i fondeve për Shkodrën, Ademi: Akt politik i pamoralshëm

Kryetarja aktuale e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e ka cilësuar politik dhe të paprecedentë vendimin e Ministrisë së Financave për bllokimin e fondeve për Bashkinë Shkodër.

Ademi ka paralajmëruar për përgjigjje institucionale, duke shtuar se do të vijojë të mbajë detyrën derisa në Shkodër të ketë zgjedhje reale. 

“Është veprim i paprecedentë dhe i pamoralshëm. Nuk e imagjinoj dot që një nëpunës civil të shprehet për qasje politike në lidhje me qytetarët”, tha Ademi.

Shkarkoni aplikacionin e A2