Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bllokohen 550 tonë karburant në rafinerinë e Ballshit

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 19:11 | Aktualitet
Bllokohen 550 tonë karburant në rafinerinë e Ballshit

550 tonë karburant jashtë standardeve janë bllokuar në rafinerinë e Ballshit, pas një kontrolli të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial në kuadër të aksionit kundër informalitetit. Kjo sasi e konsiderueshme është e mjaftueshme për të furnizuar mbi 10 mijë makina, por tashmë do të duhet të ripërpunohet dhe të arrijë standardet përpara se të hidhet në treg.

Bllokimin e ka përshëndetur edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, nga ku është shprehur se: "Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!". Grupet e kontrollit janë në të gjithë territorin e vendit, duke bërë analiza të karburanteve në kohë reale falë një laboratori të lëvizshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani