Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Brenda vilës tre shekullore të Valentino-s, në shitje për 13 milionë $

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 18:07 | Showbiz

Duke qenë rezidenca e stilistit të famshëm Valentino, nuk i mungon shija, klasi dhe luksi. Por pas 33 vitesh, “Villa la Vagnola”, një shtëpi verimi në Toskanë, ka dalë në shitje. Stilisti italian kërkon për të plot 13 milionë dollarë. Duket një shifër e madhe për një ndërtesë 269-vjeçare, por nëse sheh detajet, atëherë raporti çmim – cilësi ekuilibrohet.

Vila është e vendosur pranë fshatit Cetona, pjesë e provincës së Sienës. E gjithë prona shtrihet në një sipërfaqe prej gati 11 mijë metrash katrorë, me 15 dhoma, kuptohet të dekoruara nga dizajneri i famshëm italian Renzo Mongiardino. Përveç pishinës dhe lulishtes përrallore, në pronë përfshihet një pistë vrapimi, palestra dhe sauna, një amfiteatër me 200 vende dhe një varr etrusk i shekullit VII.

E ndërtuar në vitin 1750, vila ndodhet shumë pranë qendrës së fshatit, por njëkohësisht është e fshehur nga pemë të mëdha dhe ofron kësisoj privatësinë që pronari i saj meriton.

A2 CNN Livestream

Dita jonë