Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Bylykbashi: Shpresoj që qeveria të mos e kapë edhe SPAK-un

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 13:43 | Politikë
Bylykbashi: Shpresoj që qeveria të mos e kapë edhe SPAK-un

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi në studion e “Ditarit” në A2 se “SPAK-u do të jetë pika e thyerjes mbi mënyrën korruptive dhe kriminale të të menduarit të politikës dhe administratës”.

Por, sipas tij, kjo gjë mbetet për t’u parë.

https://a2news.com/2019/08/20/spak-po-vjen-por-kur-pas-filtrimit-te-pare-15-prokuroret-i-pret-edhe-vetting-u/

“Reformën në Drejtësi po e shikojnë të gjithë se në çfarë katastrofe ka hyrë. Sot nuk kemi institucionet themelore, ndërsa procesi i reformës është i kapur. Shpresa mbetet që qeveria të mos kapë edhe SPAK-un. Reforma duhet të mbyllet sa më shpejt që SPAK-u të hetojë ministrat që hyjnë në afera korruptive. SPAK-u duhet ta nisë nga PPP-të korruptive dhe shitblerja e votës”, deklaroi Bylykbashi.

https://a2news.com/2019/08/20/organ-i-pavarur-jo-i-politizuar-qe-do-te-hetoje-te-paprekshmit-ambasada-amerikane-shpjegon-spak-un/

Në lidhje me situatën në Shkodër, ish-deputeti tha se kemi të bëjmë me “një veprim të kundërligjshëm të Ministrisë së Financave që ka bllokuar fondet që i duhen qeverisjes vendore për t’i dhënë qytetarëve shërbimet që u duhen”.

“Kemi një kryetare bashkie që gëzon mandatin e saj derisa të betohet kryetari i zgjedhur me zgjedhje kushtetuese. Kjo nuk ka ndodhur në Shkodër, ashtu siç nuk ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë. Kemi dekretin e Presidentit që qëndron në fuqi”, shtoi Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit, kriza politike ku gjendet vendi është aq e thellë “saqë e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet parlamentare”.

“Normalizimi fillon nga këtu. Ndërsa zgjedhjet lokale duhet të bëhen sipas Kushtetutës, gjë që nuk ka ndodhur ende. Manipulimi në votime është fantastik. Votat e pavlefshme janë përgjysmuar dhe kanë kaluar për PS-në. Ky është krim dhe turp”, theksoi Bylykbashi.

Kur u pyet mbi strategjinë që do të ndjekë Partia Demokratike, ish-deputeti tha: “Ne po bëjmë denoncime, provuam që ligji i dekriminalizimit funksionon dhe faktori ndërkombëtar e ka të qartë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Shtatori do të ketë veprim më të ashpër përsa i përket nevojës për të kthyer zgjedhjet e ndershme në Shqipëri”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani