Forcohet Vllaznia, në Shkodër dy lojtarë të huaj – A2

Forcohet Vllaznia, në Shkodër dy lojtarë të huaj

VLLZANIA BLERJET E REJA.duplicate frame 806 1100x620

Ekipi i Vllaznisë është plotësuar edhe me dy futbollistë të tjerë në prag nisjes së kampionatit të futbollit. Sikurse pritej prej ditësh, në Shkodër janë prezantuar mesfushori Hygor Gonkalves i cili më herët është aktivizua në kampionatin libanez ndërsa ka firmosur edhe sulmuesi brazilian Uenderson Soares.

Të dy lojtarët kanë gjetur akordin për një vit me klubin shkodran teksa kanë si opsion rinovimin edhe për një sezon tjetër. Vllazania rikthehet pas një viti mungesë në kategorinë superiore dhe do të presë në javën e parë Laçin, në “Loro Boriçi”.