Franck Ribery nënshkruan për dy vite me Fiorentinën

Franck Ribery është lojtari më i ri i Fiorentinës.

Legjenda franceze, pas largimit nga Bayern Munchen ka vendosur të nisë një aventurë të re, pikërisht në Serinë A.

Sulmuesi 36-vjeçar, i cili do të firmosë për dy vite me klubin vjollcë, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure në Firence për të kryer vizitat mjekësore, atje ku është pritur nga një numër i madh tifozësh.

Ribery do të përfitojë tek Fiorentina 4 milionë euro në sezon plus bonuse.

Shkarkoni aplikacionin e A2