Gjasula: Të gjithë futbollistët duhet të mbajnë kaskë mbrojtëse

Klaus Gjasula, mesfushori shqiptar i Paderbornit, ishte një nga protagonistët e javës së parë të Bundesligës gjermane.

Ai debutoi për herë të parë në elitën e futbollit gjerman në humbjen 2-3 të skuadrës së tij ndaj Bayer Leverkusen, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte kaska mbrojtëse që ai e mbajti gjatë gjithë ndeshjes dhe që, sipas Gjasulës, duhet të jetë e detyrueshme për të gjithë lojtarët në mënyrë që të mbrohen nga dëmtimet në kokë.

“Ka logjikë që çdo futbollist ta mbajë. Ndoshta duket e çuditshme ta shikosh, por do të ishte më mirë për shëndetin tonë”, është shprehur shqiptari i Paderbornit.

Gjasula e përdor kaskën që kur u dëmtua në mollëz 6 vite më parë. Ai dëmtim e mbajti vetëm një muaj larg fushave, por bëri që të mos hiqte më dorë nga kaska mbrojtëse.

“Thjesht më jep qetësi”, shpjegon Gjasula.

Shkarkoni aplikacionin e A2