Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Krimi elektoral në vitin 2016, “Dosja 184” kompetencë e Prokurorisë Dibër

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 19:04 | Kronikë
Krimi elektoral në vitin 2016, “Dosja 184” kompetencë e

Dosja penale 184, e cila përmban dhe përgjimet e publikuara mbi zgjedhjet vendore të vitit 2016 në qarkun e Dibrës, do të hetohet dhe gjykohet në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Dibër.

Deri në publikimin e përgjimeve nga tabloidi “Bild” askush s’do të mësonte mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, e cila përfshiu njerëz publik dhe politikanë të cilët nuk e mohuan faktin. Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli ditën e enjte vendimin për moskompetencën për hetimin e dosjes 184, duke e dërguar atë në institucionin e akuzës në Dibër.

https://a2news.com/2019/06/17/dosja-184-bild-publikon-telefonaten-e-pergjuar-te-edi-rames/
https://a2news.com/2019/04/19/dosja-184-gjiknuri-nuk-kam-asnje-lidhje-te-hetohet/

Lajmi mësohet nga burime zyrtare pranë Prokurorisë së përgjithshme, ndërsa zyrtarisht, Krimet e Rënda nuk kanë dhënë asnjë sqarim. Por informacionet thonë se pas më shumë se një vit hetim, prokurorët kanë arritur të heqin dyshimet përkryerjen e veprës penale nga një grup i strukturuar kriminal, çka është dhe shkaku i shpalljes së moskompetencës.

Ndërkohë, në prokurorinë e rrethit gjyqësor Dibrës ende nuk është caktuar prokurori që do të marrë çështjen. Mësohet se kreu i Prokurorisë Dibër, Esmeralda Cami, është përjashtuar nga lista pasi rezulton të ketë lidhje me njërin nga personat nën hetim.

Dosja 184 përfshin hetimin e disa personave, mes tyre edhe zyrtarë shtetërorë në nivel qendror dhe lokal, si dhe ngriti dyshimet për shitblerje të votave në zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Dibër në vjeshtën e vitit 2016.

https://a2news.com/2019/06/20/marku-ka-ardhur-momenti-qe-dosjet-339-dhe-184-te-zgjidhen/
https://a2news.com/2019/06/20/pergjimet-e-bild-perfshijne-edhe-messin-e-partise-socialiste/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani