Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Kuvendi rihap garën për një vend në Gjykatën Kushtetuese

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 19:45 | Aktualitet
Kuvendi rihap garën për një vend në Gjykatën

Kuvendi i Shqipërisë ka rihapur garën për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shkaktuar nga mbarimi para afatit ligjor i mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo. Pas kërkesës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi bërë më 9 gusht të këtij viti, Kuvendi rishpalli hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në total, nga 9 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi propozon 3 anëtarë, po aq sa edhe Presidenti i Republikës, ndërsa 3 të tjerë caktohen nga Gjykata e Lartë. Aktualisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po bën vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e 6 kandidatëve, nga të cilët do të zgjidhen katër anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të shqyrtojë një sërë çështjesh të rëndësishme, si vlefshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit, por edhe shkarkimin e parashikuar të Presidentit nga ana e Parlamentit.

https://a2news.com/2019/08/13/gjykata-kushtetuese-nuk-behet-funksionale-as-ne-shtator/

Përjashtimi nga gara i disa kandidatëve që synonin Kushtetuesen për shkak se nuk përmbushnin kriteret ligjore, ka lënë pa kandidatë një vakancë të Presidentit dhe një të Parlamentit. Disa prej kandidatëve të kualifikuar nga KED kanë shprehur interes për vakancat edhe të Presidentit, edhe të Parlamentit. Për këtë shkak, këto dy institucione duhet të koordinohen për të mos përzgjedhur të njëjtët emra, pasi në të kundërt, do të nevojitej nisje e procedurës nga e para.

https://a2news.com/2019/08/13/shba-e-shpjegon-me-nje-video-gjykata-kushtetuese-e-pavarur-dhe-e-paanshme/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani