Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Luajnë Charlize Theron, Nicole Kidman dhe Margot Robbie, filmi është një “Bombë”

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 21:05 | Showbiz
Luajnë Charlize Theron, Nicole Kidman dhe Margot Robbie, filmi

Trajleri i ri i filmit “Bombshell” – “Bomba” ku luajnë Charlize Theron, Nicole Kidman dhe Margot Robbie është publikuar prej orësh në YouTube, por ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Tra biondet e Hollivudit luajnë në këtë film, që pritet të dalë në kinema në 20 dhjetor të këtij viti, tre personazhe që punojnë në rrjetin televiziv amerikan Fox News, të cilat u shprehën publikisht për akuzat ndaj themeluesit të ndjerë të televizionit, Roger Alies.

Charlize Theron dhe Nicole Kidman janë shndërruar në gazetaret Megyn Kelly dhe Gretchen Carlson, ndërsa Margot Robbie luan një personazh jo real, një producentë lajmesh të quajtur Kayla Pospisil. Filmi, i cili është kandiduar që tani për Oscar nga kritika, vjen me regji të Jay Roach, i cili në veprat e tij më të njohura rendit “Austin Powers” dhe “Meet the Parents”.

Nuk është hera e parë që skandali që shpërtheu në Fox News dhe që solli dorëheqjen e CEO-s Roger Alies në korrik 2016 përfshihet në një projekt të tillë. Në qershor të këtij viti u transmetua një miniserial televiziv “The Loudest Voice” ku Russell Crowe luante rolin e Ailes ndërsa Naomi Watts atë të Carlosn.

https://youtu.be/YXL33tEUA3g

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani