Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Mes akullit dhe zjarrit, jeta në Arktikun rus

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 22:10 | Lifestyle

Për mijëra vite, nenetët kanë migruar me drerët e tyre në gadishullin Yamal në pjesën ruse të Arktikut. Jeta e tyre ka vetëm dy elementë bazikë, akullin dhe zjarrin. Megjithatë, ata kanë ditur t’i përshtaten më së miri terrenit të ashpër dhe sot mendohet se numri i tyre është mbi 44 000 individë.

Kur moti është i ngrohtë, tundra është hapësira ku ata punojnë për të përballuar dimrin e acartë. Ata mbështeten te drerët, slita dhe qeni besnik për të jetuar ndërsa në dimër ngrenë çadrat e lëkurës që i mbrojnë nga i ftohti dhe era e fortë.

I vetmi kontakt i detyruar me pjesën tjetër të Rusisë është kur femrat shtatzënë duhet të lindin, pasi me ligj duhet ta bëjnë këtë në një spital, ku merren me avion dhe dërgohen në zonat e banuara.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani