Ministria e Financave: Nuk ka bllokim për Shkodrën, janë ekzekutuar të gjitha pagesat

Ministria e Financave dhe Ekonomisë reagon zyrtarisht mbi akuzat e djeshme të opozitës për bllokimin e fondeve të Bashkisë Shkodër.

Sipas ministrisë, “janë ekzekutuar të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore”, duke mohuar çdo problematikë në këtë pjesë.

Deklarata e plotë

Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.

Për sa i përket kësaj situate, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se:

Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër,  të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega  e Thesarit, Shkodër,  ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm  për sa më sipër.   

Kështu që bazuar mbi të gjitha  këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave  dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster  ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë  qytetarët njësoj pa dallime.

Shkarkoni aplikacionin e A2