Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ngërçi me bashkinë Shkodër, s’ka bllokim por thesari nuk njeh firmën e Ademit

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 16:44 | Politikë
Ngërçi me bashkinë Shkodër,  s’ka bllokim por

Ngërçi mes Bashkisë së Shkodrës dhe Drejtorisë së Thesarit ka ardhur për shkak të përfundimit të mandatit të kryetares së Bashkisë, Voltana Ademi. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar një ditë pas ankesës së bërë publike nga Ademi, sipas së cilës qeveria kishte bllokuar pagesat për shërbime dhe investime.

“Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër, brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore”.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju bën me dije se ky dikaster është në funksion të zbatimit të ligjit për të gjithë qytetarët njësoj pa dallime”.

Por Ademi e ka cilësuar veprimin si politik dhe një kompetencë që nuk i takon Drejtorisë së Thesarit, ndërsa Bashkia sipas saj mund të vazhdojë të operojë me të ardhurat e veta.

https://a2news.com/2019/08/21/bllokimi-i-fondeve-per-shkodren-ademi-akt-politik-i-pamoralshem/

“Bllokimi për një ditë nuk i bën asgjë Shkodrës. Është një çështje që do të shqyrtohet shpejt nga Ministria e Financave dhe maksimumi ajo mund të pengojë biznesin për përfitimet që duhet të marrin, por edhe banorët për shërbimet që duhet të marrin. Veprimi është i paprecedentë, është politik në atë që kam lexuar nuk mund ta imagjinoj që një nëpunës civil të shprehet për mandate politike lidhur me një bashki. Është një tagër që nuk i takon”, deklaroi sot Ademi.

https://a2news.com/2019/08/21/ministria-e-financave-nuk-ka-bllokim-per-shkodren-jane-ekzekutuar-te-gjitha-pagesat/

Për ekspertin Panajot Soko, ligji i jep rolin Drejtorisë së Thesarit si verifikues final të pagesave të institucioneve të ndryshme, prej nga ku ka lindur ngërçi mbi vlefshmërinë e firmës së Ademit. Sipas tij, zgjidhja vjen me kalimin e përgjegjësive tek nënkryetari i Bashkisë.

“Të gjitha dokumentacionet duhet të firmosen nga Kryetari i Bashkisë,  dhe kryetari duhet të ketë mandat të ligjshëm. Në momentin që ky mandati i mbaron, merr funksionin e tij nënkryetarja, të cilës nuk i skadon afati”, nënvizon eksperti për A2.  

Pas përfundimit të mandatit, Ademi i ka deleguar firmën e saj nënkryetares së bashkisë Emilja Koliqi, teksa e quan këtë një periudhë tranzitore drejt zgjedhjeve të reja legjitime.

A2 CNN Livestream

Dita jonë