Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pompeo takon Vuçiçin: Njohja reciproke në bazë të marrëveshjes me Kosovën

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 09:31 | Kosova
Pompeo takon Vuçiçin: Njohja reciproke në bazë të

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë qëndrueshmërinë dhe përparimin e Serbisë, Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik.

Ky ishte mesazhi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, pas takimit të zhvilluar të martën në Nju Jork me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Pompeo i bëri thirrje Serbisë të përqëndrohet në synimin e saj strategjik, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke përshpejtuar reformat e brendshme dhe rifilluar bisedimet me Kosovën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që ka në qendër njohjen reciproke.

Sekretari Amerikan i Shtetit ritheksoi se të dyja palët duhet të shmangin provokimet që pengojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në frymën e kompromisit dhe qëndrimeve fleksibël të nevojshme për marrëveshjen.

Nga ana e tij, Presidenti serb shkroi në rrjetet sociale se i kërkoi Pompeos që “administrata amerikane të përpiqet më fuqishëm që të ndikojë tek Kosova për heqjen e tarifave” ndaj mallrave serbe.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani