Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Rasti ”Zhvatja”, arrestohet Prokurorja Speciale në Shkup

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 14:20 | Ballkani
Rasti ”Zhvatja”, arrestohet Prokurorja Speciale në Shkup

Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi Prokuroren Speciale, Katica Janeva, gjatë një operacioni të zhvilluar në banesën e saj, në Shkup.

Arrestimi erdhi pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria e Shkupit pas audio-përgjimeve të publikuara për rastin “Zhvatja”. Janeva akuzohet se mori rryshfet në këmbim të pezullimit të hetimeve për një biznesmen, i cili ishte përfshirë në pastrim parash dhe vepra të tjera penale.

Një ditë më parë, Janeva dëshmoi në Prokurorinë e Shkupit për rastin “Zhvatja” dhe theksoi se nuk ndihej fajtore. Ndërkohë, Policia e Shkupit do të kontrollojë edhe zyrën e Janevës në Prokurorinë Speciale për të kërkuar prova, të cilat mund të përkeqësojnë pozicionin e saj në këto hetime antikorrupsion.

Gjithashtu, sipas mediave maqedonase, prokuroria ka lëshuar urdhër-arreste dhe për 3 persona të tjerë, dy prej të cilëve janë politikanë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë