Shtyhet debutimi, Real Madrid përsëri pa Hazard

Eden Hazard nuk do të mund të debutojë në La Liga as në javën e ardhshme. Dëmtimi i pësuar në prag të sfidës hapëse ndaj Celta Vigo-s do të bëjë që belgu të humbasë edhe takimin e radhës, atë ndaj Villareal-it në transfertë.

Sulmuesi pritet të zbres në fushë ndaj Levante-s në ndeshjen e javës së tretë që do të luhet në “Bernabeu”. Hazard do të jetë në dyshim edhe për dy sfidat e radhës të kombëtares belge në kualifikueset e Euro 2020. Mungesa e 28-vjeçarit nuk ndikoi te madrilenët që regjistruan fitore në javën e parë të kampionatit.

Shkarkoni aplikacionin e A2