Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Si ishte futbolli (dhe bota) kur Liverpool fitoi titullin për herë të fundit?

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 22:41 | Futboll

Pas fitimit të Champions League në maj, tani të gjithë presin dhe kërkojnë që Liverpool të fitojë më në fund titullin kampion, që i mungon prej 30 vitesh. 3 dekada në ndjekje të trofeut, i cili herën e fundit që është fituar nga “Reds”-at nuk quhej as Premier League. Në 30 vite përpjekje, shumë lojtarë e trajnerë kanë veshur fanellën e kuqe dhe janë përpjekur të fitojnë kampionatin anglez, por asnjëri nuk ia ka dalë.

Ishte viti 1990, kur me yje si Ian Rush dhe Kenny Daglish fitonte kampionatin. Asokohe, fitimi i titullit kampion ishte diçka normale për Liverpool, pasi kishte arritur vendin e parë 11 herë nga 18 sezone të luajtura nga 1972-73 deri në 1989-90.

Por çfarë ndodhte tjetër në botë që kur klubi anglez ndoshta më i famshëm në botë, shpallej kampion? Një botë ku nuk ekzistonte Facebook dhe telefonat celularë ishin të mëdhenj sa një tullë, ndërsa interneti ishte vetëm një ide.

Nga skuadra e sotme që drejtohet nga Jurgen Klopp, vetëm James Milner, Dejan Lovren dhe Adam Lallana kishin lindur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë