Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Trump paralajmëron shfuqizimin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 21:22 | Bota

Presidenti Donald Trump po mendon të lëshojë një urdhër ekzekutiv i cili do të anulojë të drejtën e nënshtetësisë amerikane për fëmijët e emigrantëve të lindur brenda territorit të Shteteve të Bashkuara.

“Po merremi shumë seriozisht me këtë gjë, me të drejtën e nënshtetësisë kur lind një fëmijë në tokën tonë. Kalon kufirin, bën një fëmijë dhe urime, bebja tani është shtetas amerikan. Po e ndjekim me shumë, shumë seriozitet”, u shpreh ai për gazetarët.

Nuk është hera e parë që Presidenti ka përmendur shfuqizimin e amendamentit të 14 në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, pasi edhe vitin e kaluar e quajti këtë gjë qesharake. “Lind në SHBA dhe për 85 vite je shtetas amerikan, me gjithë përfitimet që kjo sjell”, pati thënë ai.

Premtimi më i madh i Trump në fushatën zgjedhore presidenciale ishte lufta kundër emigracionit të paligjshëm dhe ndalimi i personave që kalonin kufirin për të jetuar në SHBA pa dokumente.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani