Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Ura nuk përballon dot turistët, autoritetet e Venecias gjobisin arkitektin e famshëm

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 18:03 | Lifestyle

Venecia ka kaluar vitet e fundit duke u përpjekur të reduktojë turizmin mbytës, që sipas autoriteteve e ka dëmtuar rënde infrastrukturën e saj të veçantë.

Por tani qyteti i famshëm i kanaleve po ndërmerr masa kundër një ure e cila nuk është në gjendje të përballojë numrin e turistëve. Arkitekti spanjoll Santiago Calatrava është gjobitur me 78 mijë euro për ato që autoritetet i shohin si mangësi në projektimin e ‘’urës së kushtetutës’’, e cila kalon në Kanalin e Madh.

Në vendimin e dhënë nga një gjykatë italiane thuhet se arkitekti kishte treguar neglizhencë në procesin ndërtimor. Atje citohej fakti se Calatrava kishte ideuar ura të tjera në qytete si Dallasi, Teksasi apo Alberta, si provë se duhej të kishte informacion të mjaftueshëm për të realizuar një strukturë të përshtatshme.

E ashtuquajtura Ponte della Costituzione është 91 metra e gjatë dhe u prezantua me rastin e 60 vjetorit të kushtetutës italiane.  Në padinë e autoriteteve të qytetit thuhet se ura me strukturë të çeliktë dhe anësore xhami nuk ishte në gjendje të përballonte vizitorët e shumtë të Venecias, apo bagazhet e tyre. Shumë prej pllakave të xhamit janë zëvendësuar. Polemikat për urën janë problemi i radhës me të cilin përballet Venecia, lidhur me efektet në kohë reale të numrit të lartë të turistëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë