Valdet Rama largohet nga Kukësi, nis aventurë të re në Gjermani

Vetëm pak orë pasi Valdet Rama mbylli bashkëpunimin me klubin e Kukësit, ai u prezantua në ekipin e tij të ri.

Rama nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me ekipin e Bundesliga 3 në Gjermani, Meppen. Në faqen e klubit shkruhet se 31-vjeçari vjen si një përforcim shumë i kërkuar nga trajneri i ekipit.

Ndërkohë, humbja në finalen e Superkupës së Shqipërisë përballë Partizanit ka vënë në lëvizje drejtuesit e Kukësit që kërkojnë të zëvëndësojnë cilësitë e Valdet Ramës në sulm për të rivalizuar kampionët.

Kristal Abazaj, i cili sa vjen e i largohet bardhebluve të Tiranës, është një nga pistat e mundshme dhe që Kukësi mund të përballojë sa i përket shpenzimeve.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat