Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Varrimi i kryetifozit të Lazios “mik” i bandave shqiptare, flamuj dhe luks në ceremoninë mortore

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 19:18 | Futboll

Më datë 8 gusht Roma u zgjua me lajmin se lideri historik i tifozëve të Lazios, Fabrizio Piscitelli, personazh shumë i diskutuar por edhe i njohur në kryeqytetin italian, kishte ndërruar jetë si pasojë të një ekzekutimi të stilit mafioz.

Piscitelli u vra me silenciator pas koke, teksa po vraponte në një park të Romës, si qindra të tjerë atë ditë.

Ende asgjë nuk dihet për porositësit e vrasjes, por e kaluara e Piscitellit është ndarë midis lidershipit të grupit ultras “Irriducibili” dhe trafikut të lëndëve narkotike,  duke arritur të kontrollonte disa lagje të kryeqytetit.

Piscitelli/Diabolik me Kupën e Italisë të fituar nga Lazio në 2018

Sipas policisë, ai kishte bërë aleancë edhe me disa grupe shqiptare që operojnë në Romë, dhe se disa shqiptarë punonin për të si bodigard.

Pas disa polemikave nga ana e familjarëve me shtetin , sot u krye varrimi i Piscitellit, që tifozët e ekipit të drejtuar nga Igli Tare e quanin Diabolik.

Qindra persona morën pjesë, ku nuk mungonin flamujt e Lazios, por edhe sloganet fashiste.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani