30 ditë paraburgim për Janevën, merr pjesë në varrimin e së ëmës

30 ditë paraburgim. Kjo është masa që iu caktua Prokurores Speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, mbrëmjen e së mërkurës.

Prokurorja e dyshuar për korrupsion e kaloi natën në burgun e Shutkës, por të enjten u lejua të marrë pjesë në varrimin e së ëmës, e cila u nda nga jeta në të njëjtën ditë me arrestimin e së bijës.

Në ceremoninë mortore të zhvilluar në Gjevgjeli, prokurorja u shoqërua nga forca policore.

Komisioni Evropian po përmbahet nga komentet lidhur me rastin “Zhvatja” dhe arrestimin e Janevës. Megjithatë, përmes një deklarate të shkurtër, komisioni theksoi se pret zhvillimin e një hetimi thelbësor lidhur me ngjarjen. 

Shkarkoni aplikacionin e A2