Aksioni nuk shpëton buxhetin, 1,6 mld lekë më pak në korrik nga tatimet dhe doganat

Aksioni kundër informalitetit ka rezultuar efikas në të ardhurat doganore që vijnë nga akciza mbi produktet si nafta, por ka dështuar të mbyllë hendekun që prej muajsh gërryen buxhetin. Firoja nga tatimet dhe doganat për 7 muajt e parë të vitit ka arritur në 6 miliardë lekë, nga ku 1,5 miliardë lekë të munguara vetëm në muajin korrik.

Krahasuar me planin e buxhetit të hartuar në fillim të vitit, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ka performancën më negative, ndikuar nga rënia e euros, mbyllja e aktivitetit të lojërave të fatit, si edhe ngadalësimi i aktivitetit ekonomik.

Nën objektiv për muajin korrik ishin edhe arkëtimet nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale dhe nga taksat e tjera kombëtare. Qeveria po kompenson këtë mangësi në arkën e shtetit me shkurtimin e investimeve publike.

Shkarkoni aplikacionin e A2