Anuloi vizitën, Danimarka irritohet nga veprimi i Presidentit Trump

Veprimi i Presidentit amerikan, Donald Trump, irritoi Danimarkën. Kryeministrja Mette Frederiksen kritikoi vendimin e Kreut të Shtëpisë së Bardhë, i cili anuloi vizitën zyrtare pasi autoritetet konfirmuan se Groenlanda nuk është në shitje.

“Jam e zhgënjyer dhe e surprizuar nga vendimi i tij”, u shpreh ajo ndërsa ritheksoi se Amerika është aleati më i ngushtë i Danimarkës.

Frederiksen shtoi më tej se zhvillimet e fundit nuk do të ndryshojnë marrëdhënien e mirë mes dy shteteve. Ndër të tjera, sqaroi edhe njëherë se Groenlanda nuk është në shitje si dhe bëri me dije se ftesa ndaj Trump vlen ende. 

Shkarkoni aplikacionin e A2