Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Arnold Schwarzenegger, tani edhe në video-lojë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2019, 08:52 | Showbiz
Arnold Schwarzenegger, tani edhe në video-lojë

Arnold Schwarzenegger, jo vetëm që do ta shohim në filmin e radhës të sagës “Terminator”, por do të jetë edhe protagonist në video-lojën e famshme “Mortal Kombat”, në formën e robotit T-800 Terminator.

Traileri i ri i “Mortal Kombat 11” ka prezantuar personazhet e reja, midis të cilëve është edhe makina vrastare që është interpretuar nga ish-guvernatori i Kalifornisë.

Në lojë, Terminatori është sjellë në versionin e tij më të ri, ku Arnoldi shfaqet me mjekër gri, ashtu siç do të shihet në filmin e ri "Terminator: Dark Fate".

Ky film do të shfaqet për herë të parë në datën 1 nëntor të këtij viti.

https://www.youtube.com/watch?v=bRjbIuJWtlg

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani