Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dekriminalizimi, PD-ja i kërkon prokurorisë verifikimin e kryebashkiakut të Vorës

Nga A2 CNN
22 Gusht 2019, 09:53 | Politikë

Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë sipas PD-së, se Agim Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke”, thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.

Ndër të tjera, theksohet fakti se për 12 vjet me radhë Agim Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi, megjithëse ka jetuar aty disa vjet me një emër tjetër.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”, argumenton PD në kërkesën për verifikimin e figurës së Agim Kajmakut.

“Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen të krimeve”, thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë