Dosja 184, Vasili: Prokuroria shpërdoroi detyrën, bllokoi hetimin – A2

Dosja 184, Vasili: Prokuroria shpërdoroi detyrën, bllokoi hetimin

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi Prokurorinë për shpërdorim detyre, në lidhje me vendimin për të dërguar Dosjen 184 pranë Prokurorisë së Dibrës. Sipas Vasilit, Prokuroria ka bllokuar hetimet me urdhër të Kryeministrit Rama.

Sipas tij, prokurori është në kushtet e qarta te shpërdorimit të detyrës, sepse neni 248 i kodit penal e thotë qartë që “kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mos përmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, dënohet me burgim deri në shtatë vjet”.

Sipas Vasilit , tre vitet e fundit Prokuroria nuk ka vepruar, “më shpejt ia arriti Bild dhe Zëri i Amerikës”, dhe paralajmëron një vjeshtë të nxehtë dhe të ”vështirë” për organet e drejtësisë në vend, sepse “ligji do të vendoset patjetër, kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të ecin përpara”.

Shkarkoni aplikacionin e A2