Duket një “Mission Impossible”, por djaloshi arrin të mrekullojë të gjithë në Bazel

Kush mendon se të shëtisësh në rrugët e Bazelit duhet të jetë një eksperiencë e qetë, duhet të ndryshojë mendje. Sidomos kur në ato rrugë ndodhet Toby Segar.

Anglezi 25-vjeçar është një nga atletët më të njohur të parkour, sporti akrobatik ku synimi është tejkalimi me shpejtësi i çdo pengese, edhe ato më të çmendura, pak a shumësi i kemi parë në filma me personazhet japoneze të quajtur “ninja”.

Toby Segar

Po sipërmarrja e filmuar në qytetin zviceran jo vetëm që është e mahnitshme fizikisht, por edhe tejet e rrezikshme. Në rrjet kanë dalë video të ndryshëm të tij teksa kalon me shpejtësi një rrugë, tejkalon si pa gjë një mur dh hidhet poshtë në lum, i cili ndodhej disa metra i spostuar. Në këtë rast ia vlen të quhet me plot gojë, mos e imitoni këtë djalosh!

Shkarkoni aplikacionin e A2