Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Franca kundër Gjermanisë, Macron: Marrëveshja e Brexit nuk rinegociohet

Nga A2 CNN
22 Gusht 2019, 10:18 | Bota
Franca kundër Gjermanisë, Macron: Marrëveshja e Brexit nuk

Nga kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri britanik Boris Johnson siguroi mbështetjen për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me kufirin irlandez, që është edhe pika më e kontestuar e britanikëve në marrëveshjen e Brexit-it.  

Shefja e ekzekutivit gjerman sugjeroi përgatitjen e një plani brenda 30 ditësh gjatë një konference të përbashkët me Johnson. Ky i fundit tha se ekziston një "hapësirë e mjaftueshme për të arritur një marrëveshje të re”.

Por, pak orë më vonë, Presidenti francez Emmanuel Macron preu shpresat për një rinegocim të mundshëm, duke thënë se ky nuk ishte një opsion. Johnson thotë se mekanizmi frenues që parashikon të parandalojë kthimin e kufijve të fortë me Irlandën, duhet të hiqet nga marrëveshja, ose në të kundërtën do të ketë një Brexit pa ujdi.

Kryeministi britanik do të takohet sot me Macron për të diskutuar mbi çështjen. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli