Plagosje me armë në Tiranë, shpallet në kërkim autori – A2

Plagosje me armë në Tiranë, shpallet në kërkim autori

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim autorin e plagosjeje me armë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, ku i plagosuri, me inicialet I.Ç., 26 vjeç, po punonte në një vilë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Sipas Policisë, i riu është konfliktuar me shtetasin L.V., i cili e ka plagosur në kokë me armë zjarri dhe është larguar menjëherë nga vila, e cila ishte në pronësi të një personi të tretë. i plagosur ka shkuar në Spitalin Ushtarak ku edhe po kurohet për plagën e marrë.

Shkarkoni aplikacionin e A2