Presidenti Thaçi: Së shpejti caktoj datën e zgjedhjeve

Pas shpërndarjes së Parlamentit, vjen dhe reagimi I presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Brenda kompetencave të mia kushtetuese, ligjore dhe në përputhje të plotë me vendimin e Kuvendit, së shpejti do të vendos për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, shkruan ai në një komunikatë.

Presidenti kërkon që këto votime të jenë të drejta dhe demokratike si dhe lejimin e monitoruesve ndërkombëtarë. Ndër të tjera, Thaçi nënvizoi se është në interes të qytetarëve, që pas zgjedhjeve të formohet një qeveri funksionale dhe llogaridhënëse, e cila do te jete ne gjendje te përballoje sfidat që e presin Kosovën si shtet.

Shkarkoni aplikacionin e A2