Rama: Javën e ardhshme nis rindërtimi i rrugës së Thethit

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur nisjen e rindërtimit të rrugës së Thethit.  

Në videon e publikuar shfaqet projekti i rrugës nga Qafë-Thorja deri në Theth, e gjatë 16 kilometra. Ndërhyrja parashikon edhe ndërtimin e 3 tuneleve mbrojtëse si dhe rehabilitimin e qendrës së fshatit Theth.

Falë këtij investimi, rruga do të jetë e aksesueshme edhe gjatë periudhës së dimrit për të gjithë turistët.

“Javën e ardhshme nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës së magjishme turistike dhe në funksion të zhvillimit të integruar të Qarkut të Shkodrës”, shkruan kryeministri. 

Shkarkoni aplikacionin e A2