Shpërtheu me Partizanin, sot për sulmuesin ganez po flet e gjithë Europa – A2

Shpërtheu me Partizanin, sot për sulmuesin ganez po flet e gjithë Europa

ekuban 1 1100x620

Ish sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban, duket se po fillon të “shpërthejë” në futbollin evropian. Në një ndeshje vërtetë historike për të dhe ekipin e tij Trabzonspor, sulmuesi ganez shënoi sot një tripletë në Athinë kundër AEK, në ndeshjen kualifikuese për grupet e Europa League.  Ekuban shënoi në minutën ‘’ ’29, ’44 dhe ’70, pothuajse duke i siguruar ekipit turk një vend në grupet e turneut.

Ekuban feston golin e tretë në Athinë

Tifozët shqiptarë mësuan ta vlerësonin pozitivisht kur ekipi i Gaz Demit e huazoi atë nga Chievo Verona. Ganezi me pasaportë italiane shpërtheu pikërisht në Tiranë, pas disa vite në seritë më të ulëta italiane, ku në vitin 2016-2017 realizoi plot 17 gola.

Performanca e mirë në kampionatin shqiptar e projektoi atë në Angli, ku gjithsesi nuk pati shumë fat në Championship me Leeds, ku tekniku Bielsa nuk  e shihte me sy të mirë.  

Transferimi me Trabzonsporin fillimisht u duk fillimisht si  një ulje të parabolës në karrierë, por Kaleb pas një periudhe si zëvendësues siguroi besimin e stafit dhe në këtë sezon është titullar i padiskutueshëm, duke luajtur edhe për Kombëtaren ganeze në Kupën e Afrikës.