Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Të huajt në Shqipëri, rritet ndjeshëm numri i klandestinëve

Nga A2 CNN
22 Gusht 2019, 13:43 | Sociale
Të huajt në Shqipëri, rritet ndjeshëm numri i

Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.

Në fund të vitit 2018 numërohen mbi 14 mijë rezidentë me leje qëndrimi dhe rreth 6900 imigrantë të parregullt.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, prezenca e refugjatëve dhe azilkërkuesve është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2018, kryesisht për shkak të individëve që tentojnë të lëvizin drejt Europës nga vende si Siria, Pakistani, Iraku dhe Palestina.

Ndër rezidentët e rregullt, muxhahedinët me shtetësi iraniane, që qëndrojnë në vend për arsye humanitare, përbëjnë grupin kryesor të të huajve. Ndërkohë, pavarësisht një pakësimi të lehtë të italianëve dhe grekëve që jetojnë në Shqipëri, shifrat rezultojnë në rritje për shtetasit e tjerë europianë dhe ata nga Amerika.

Mbi gjysma e të huajve të pajisur me leje qëndrimi ndodhen në vend për qëllime punësimi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani