Titaniku vizitohet pas 15 vitesh. Shokohen ekspertët: Po konsumohet nga oqeani

Një ekip eksploruesish është zhytur pranë rrënojave të Titanikut në Oqeanin Atlantik, për herë të parë pas 15 vitesh. Ajo që panë shokoi ekspertët, të cilët thonë se struktura e anijes më të famshme në historinë e njerëzimit po konsumohet me shpejtësi nga oqeani. Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti.

Titanik u mbyt në vitin 1912, ndërkohë që në bord kishte 2200 persona. Më shumë se 1500 njerëz gjetën vdekjen pasi anija u përplas me një ajsberg, 600km larg brigjeve të Kanadasë.

Shkarkoni aplikacionin e A2