Vuçiç për Zërin e Amerikës: S’ ka marrëveshje nëse Kosova fiton gjithçka e ne asgjë

“Nuk mund të ketë një marrëveshje nëse shqiptarët fitojnë gjithçka dhe Serbia asgjë”, thotë Aleksandër Vuçiç në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës.

Ndërsa shprehet i ndërgjegjshëm se nuk mund të ndryshojë qëndrimin amerikan në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, Presidenti serb kërkoi një kompromis që të kënaqë të dyja palët. 

“Shtetet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, ashtu si vende të tjera të fuqishme perëndimore. Edhe pse Serbia sot është në gjendje më të mirë ekonomike dhe më e fuqishme nga pikëpamja ushtarake e politike, vërtetë mendoni se jemi në gjendje të ndryshojmë vendimin e Shteteve të Bashkuara? Por, kjo nuk nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Mund të bisedojmë për çdo gjë nëse bëhet fjalë për kompromis. Por, për atë që shqiptarët të fitojnë gjithçka e Serbia asgjë, nuk mund ta keni nënshkrimin tim kurrë”, tha Vuçiç.

Numri një i Beogradit, i cili u takua më herët me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe zv/ndihmës sekretarin Matthew Palmer, tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara të shtojnë trysninë mbi Kosovën për heqjen e taksës.

Shkarkoni aplikacionin e A2