Akuzat e PD, Dekriminalizimi nis verifikimin për Kajmakun

Drejtoria e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme nisi procedurat e verifikimit për  kryebashkiakun e PS në Vorë, Agim Kajmakun.

Rreth mesditës së të premtes, Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi se bëri dhe regjistrimin e  kërkesë- padisë që Partia Demokratike bëri dy ditë më parë.

Sipas PD-së, kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku dyshohet se ka qenë i arrestuar në Greqi. Ndër të tjera PD pretendon se Kajmaku është dëbuar nga autoritete greke.

Sekretari i Përgjithshëm i PD- ës Gazmend Bardhi firmosi kërkesën  drejtuar  Prokurorisë  së Përgjithshme për të verifikuar figurën e Agim Kajmakut.

Sot drejtoria e dekriminalizimit nisi shkresat institucioneve brenda dhe jashtë vendit për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryetarit të bashkisë Vorë.

Shkarkoni aplikacionin e A2