Çudira shqiptare, trajneri Dalipi lë Luftëtarin në prag të nisjes së kampionatit – A2

Çudira shqiptare, trajneri Dalipi lë Luftëtarin në prag të nisjes së kampionatit

Në më pak se 48 orë nga ndeshja e parë e kampionatit, klubi i Luftëtarit ka marrë një tjetër goditje, teksa trajneri Klevis Dalipi është larguar nga drejtimi i skuadrës.

Shkak mësohet të jenë bërë kushtet e kontratës, çka kanë sjellë mbylljen e bashkëpunimit mes palëve.

Diçka e pazakontë kjo, në një kohë kur trajneri Dalipi mori drejtimin e bluzinjve vetëm përpara një muaji.

Në krye të stolit të Luftëtarit do të ulet përkohësisht drejtori sportiv, Klodian Duro, i cili do të drejtojë skuadrën duke nisur nga sfida përballë Tiranës.

Shkarkoni aplikacionin e A2