HEC-i pranë kanionit të Holtës, nis shembja e digës

Autoritetet kanë shembur digën e betonit të një hidrocentrali që do të ndërtohej në afërsi të Kanionit të Holtës.

Leja për këtë vepër ishte dhënë në Prill të vitit 2018, por hasi kundërshtimin e fortë të banorëve të zonës dhe ambientalistëve, për shkak se do të kishte një ndikim negativ në mjedisin e një pikave më të rëndësishme turistike të Gramshit.

Pas pezullimit të koncesionit, vjen tashmë edhe prishja e punimeve të kryera atje. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do të punohet deri në rehabilitimin e plotë të territorit dhe pjesës lumore ku do të ndërtohej HEC-i.

Shkarkoni aplikacionin e A2