Kinë, mbi 1 mijë garues për një javë kompeticion në sportet ekstreme

Sportet ekstreme u zhvendosën në Kinë, më konkretisht në qytetin Pjang të provincës Henan, me kompeticionin që tërhoqi mbi 1 mijë pjesëmarrës nga i gjithë vendi. Festivali 1 javor, konsiston në 9 evente të mëdha. Në garën e sërfit, atletët duhet të kapin valë 2-3 metra të larta në këtë pishinë artificiale, e cila është më e madhja e këtij lloji në Kinë.

 “Këtu mund të kontrollojmë shpejtësinë dhe lartësinë e valëve, sipas nevojës së atletëve dhe trajnerëve, kështu që atletët mund të nxjerrin më të mirën e tyre”, thotë Huang Moyu, një nga trajnerët. Kompeticioni me biçikleta është shumë i ashpër. Garuesit duhet të bëjnë stile të veçanta në ajër, përfshirë rrotullimet 360 gradë.

“Nëse lartësia nuk është e mjaftueshme, atletët nuk do të mund të qëndrojnë për shumë kohë në ajër dhe të bëjnë stilet e tyre të vështira”, thotë një trajnere tjetër, Lin Xufang.

Kompeticioni është organizuar nga Shoqata Kineze e Sporteve Ekstreme dhe synon të zbulojë talente për Lojërat Olimpike Verore që mbahen në Tokio të Japonisë në 2020. 

Shkarkoni aplikacionin e A2