Kukësi harron Superkupën, penalltia e Shkurtajt mjafton kundër Partizanit

Kukësi merr hakun e Supërkupës, dhe triumfon në Elbasan Arena” të Elbasanit ndaj rivalëve të Partizanit.

Kukësi  e fillon mirë ndeshjen, me sulmuesit Shkurtaj dhe Ethemi që kanë shanse të arta në minutat 19’ dhe 22’ për të shënuar, por nuk tregohen të saktë.

Presioni i kuksianëve jep rezultatin e tij vetëm në minutën e 39-të, ku mbrojtësi Boldor rrëzon Ethemin. Shkurtaj realizon për avantazhin e verilindorëve.

Pjesa e dytë fillon me një rikthim të Partizanit, por edhe me një lojë të ashpër që kulmon në minutën e 63-të me kartonin e kuqtë të dyfishtë të Lulajt dhe Solomon, për një provokim te sulmuesit te Partizanit te cilit i është përgjigjur kuksiani duke e shtyrë atë.

Partizani shton presionin dhe godet shtyllën me Esat Malën (69’), ndoshta më i miri për ekipin e tij, por raste kanë edhe Romero dhe Brown, i cili nuk mundi të përsërisë performancën e shkëlqyer të Superkupës, ku shënoi një tripletë.  

Rezultati nuk ndryshon, duke i dhënë Kukësit 3 pikë shumë të vyera, por edhe një humbje jo aq të dhimbshme për Partizanin, që do të ketë kohë për tu “hakmarrë”.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat