Mish me salmonelë nga Qipro, Kanadaja dhe Brazili. AKU bllokon 387 tonë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndaluar hyrjen e 387 tonë produktesh ushqimore të pasigurta në territorin shqiptar.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, 234,5 tonë mish janë kthyer në vendin e origjinës dhe 152,6 tonë të tjera janë në proces për kthim.

AKU sqaron se mishi importohej nga Qipro, Kanadaja dhe Brazili, ndërsa ishte i pasigurtë dhe i papërshtatshëm për konsum, pasi nga analizat laboratorike ka rezultuar me prezencë salmonele.

Shkarkoni aplikacionin e A2