Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rikthehet "Beverly Hills", gati seritë e reja me homazhe për Luke Perry

Nga A2 CNN
23 Gusht 2019, 18:38 | Showbiz

Rikthehet “Beverly Hills”, me kastin origjinal të aktorëve, ku mungon veç i famshmi “Dilan”.

Gjithsesi, pas 20 vitesh, seritë e reja të serialit më të famshëm të viteve ’90, nisin menjë homazh për aktorin e ndarë nga jeta në muajin shkurt në moshën 52 vjeçare, Luke Perry.

 “Ne kemi humbur dikë shumë të afërt për ne, shumë të rëndësishëm. Luke ishte jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm për mua. Dhe mendoj se ky ishte një moment vendimtar për mua, aty e pashë ribashkimin tonë ndryshe. Ishte një mënyrë e imja për të nderuar një njeri që e kam dashur shumë dhe mu duk gjëja e duhur për të bërë”, thotë aktorja Shannen Doherty.  

Doherty, që në serial luan rolin e Brendës e kishte të vështirë të vendoste, pasi vitet e fundit ka luftuar me sëmundjen e kancerit, të cilën e mposhti dhe rikthimi në shesh-xhirim ishte një vendim i rëndësishëm. Por ndarja nga jeta e Luke Perry duket se ishte pika e kthesës, një kujtim të fundit në nder të tij.  

 “Njerëzit do të na ndjekin sepse duan të shohin miqtë e tyre, miq që i kanë bërë pasi na kanë ndjekur ndër breza”, shton Ian Ziering, ndërsa Jennie Garth nënvizon se “shfaqja do të ketë elementë të fortë të së shkuarës”.

Luke Perry, "Dylan"i Beverly Hills, ka ndërruar jetë në shkurt në moshën 52-vjeçare

Kelly, Donna, David, Brendon dhe Brenda, Andrea apo Steve rikthehen aty ku e lanë 20 vite më parë, në Beverly Hills, me romanca, miqësi e intriga por tashmë në një version të ri, jo rivazhdim i të vjetrit.

Edicioni special do të përfshijë momentet kyçe të serialit që pushtoi ekranet nga viti 1990 deri në vitin 2000, nga mbërritja në kolegjin e Beverly Hills e më pas.

Personazhet kryesore do të ndajnë bashkë kujtimet, duke treguar se lidhjet e tyre edhe mbi të 40-tat, i kanë mbijetuar kohës. Beverly Hills u krijua para viteve 90, nga Darren Star dhe i prodhuar nga Aaron Spelling dhe ata e rikthejnë, jo me dramat e adoleshencës por një serial miqësie e dashurie të vërtetë, ku  10 seritë e reja janë tashmë gati për transmetim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli